Mijëra qytetarë nga Tirana, qytetet e Shqipërisë, dhe të ardhur nga vendet e BE dhe SHBA do të protestojnë në orën 12.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. kundër skandaleve të qeverisë, kapjes së drejtësisë, milionave të paguara kundër opozitës, varfërisë, pensioneve, krimit, korrupsionit, drogës, vjedhjes së votave, shpopullimit dhe kapies së shtetit nga pushteti
Berisha: Protesta po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE. Rama ka fshehur krimin në Shqipëri, mbi të rëndojnë vepra të rënda penale!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka nisur konferencën për mediat duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart për qytetarët shqiptarë protesta kombëtare që mbahet nesër më 11 shkurt në Tiranë. “Protesta e ditës së sotme, thirrja e saj – tha Berisha, – ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën.
Mund t’u them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës.
Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Ëatergate’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit, i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit.
Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë.”
Berisha theksoi gjatë konferencës së shtypit: “Edi Rama ka konsumuar vepër penale, duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Nju Jork, për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm, nuk i ka paraqitur ata para drejtësisë shqiptare.
Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë praktikisht me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale, me një njeri, i cili me veprimet e tij, ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-së; me një njeri, i cili me veprimet e tij, është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri, pra një krim monstruoz antikushtetues, por edhe një seri krimesh të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme”,- nënvizoi kreu i opozitës.

Meta: Rama njeriu më i urryer i shqiptarëve si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milion euro, sot flet populli
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se në shesh do jetë populli, që do i kërkojë llogari Ramës. Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se nesër do të flasë populli dhe të gjithë duhet t’i binden atij.
Meta tha se :Populli do te jetë në shesh për të kërkuar llogari. Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush pasi populli nuk lejon askënd të luajë me fatet e tij. Fshehja e dëshpëruar e Edi Ramës me javë të tëra dhe shmangia e llogaridhënies përpara parlamentit me shpresën e mjerë se mund të kalojë situatën janë thjesht një iluzion i një të mbyturi që kërkon të kapet pas fijes së barit. Populli është vetëm ai që jep pushtet, por edhe ja heq pushtetin atij, qe e përdor pushtetin e tij për të grabitur paratë e popullit dhe për të shitur interesat e tij.
Populli e ka marrë vendimin. Populli s’mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të kthejë zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Populli s’mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre në vend që të jepte zgjidhje për varfërinë dhe papunësinë. Populli s’mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptare dhe veçanërisht të rinj nga atdheu i tyre. Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i provuar botërisht me fakte dhe si një i korruptuar, që s’ka asnjë lidhje me postin dhe figurën e kryeministrit. Edi Rama ka mbaruar në çdo drejtim. Ai është një subjekt për drejtësinë për veprimet e tij shumë të rënda kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro. Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milion euro me inceneratorët, i miliarda euro tek Porti i Durrësit tek koncesionet, tek qindra tenderat sekrete, shkatërruesi i Teatrit dhe i qindra aferave me energjinë elektrike ujësjellësi dhe gjithçka. Edi Rama është sot njeriu më i urryer i shqiptarëve dhe shkaku kryesor i mjerimit të shumanshëm. Shqipëria dhe populli shqiptar janë aty në mijëra vjet dhe aty do të jenë në jetë të jetës dhe nuk do të lejojnë kurrë që një bastard antishqiptar të trondiste ekzistencën e tyre. Ndaj 11 Shkurti do të jetë vendimi mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies së rreptë dhe pa kompromis që ve Shqipërinë përpara çdo gjëje. Sot Shqipëria dhe shqiptarët vendosin dinjitetin e tyre në vend, dinjitet që nuk do të guxojë kush tua shkelë e nëpërkëmbë. Sot populli flet dhe të gjithë duhet të dëgjojnë e t’i binden vullnetit të tij.
Protesta masive, 11 Shkurti mision për shqiptarët
Protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar do të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e këtyre 20 viteve të fundit. Skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare të kryeministrit Rama, varfëria, emigrimi, pensionet qesharake, taksat e larta, çmimet marramëndëse, vjedhja e zgjedhjeve, blerja e votës, dhuna policore, PPP, koncesionet, mbajtja peng e opozitës dhe kapja e drejtësisë janë një arsye e madhe se përse qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur rrugën e protestës për largimin e ‘Rilindjes” dhe Kryeministrit Rama. Hetimet e FBI-së për lidhjet e Edi Ramës me ish-drejtorin e Kundërzbulimit, pagesat dhe korruptimi i tij për të goditur opozitën janë arsye jo vetëm parimore, por mbi të gjitha kanë të bëjnë me shkatërrimin e themeleve të demokracisë , duke na rikthyer në të kaluarën komuniste. Sistemin i spiunëve të diktaturës sot është zëvendësuar me “Aktivistët e Rilindjes” dhe ai i “Patronazhistëve” me “kalecët” 1200 lekë. Milionat e gjetura nëpër kasaforta dhe tubat e ajrimit, punonjësit e AKSHI-t të zhytur në trafikun e drogës, drejtoreshat e administratës që marrin miliona për të garantuar paratë e BE-së që jepEn për AZHBR-në dhe fermerët, vjedhja e të dhënave personale, targave, llogarive bankare, tatimeve etj.tregojnë se ky shtet i ngjan regjmeve më të urryera në historinë botërore dhe shërbimet e specializuara janë kthyer si “Gestapo” e piktorit Hitler. Ndaj protesta ka motiv, pasi përtej varfërisë, shpopullimit dhe shitjes së Detit dhe nxjerrja e Shqipërisë në ankand, po shkatërrohet identiteti Kombëtar. Mbi 5 mijë të rinj sot do të qëndrojnë në Bulevard dhe të nesërmen, mijëra qytetarë të Tiranës do t’i ribashkohen protestës dhe qëndresës së tyre. Me çadra dhe mbështetjen e banorëve të Tiranës gjatë pasdites dhe mbrëmjes, kjo protestë do të tregojë vendosmërinë se pa u larguar ideatori i kësaj katastrofe Kombëtare që është Kryeministri Edi Rama.

Kërpaci: Rinia shqiptare duhet të jetë nesër në protestë për veten, familjen dhe për vendin!
Rinia shqiptare duhet të jetë në protestë për veten, familjen dhe për vendin! Çdo i ri dhe e re, që synon një jetë me dinjitet dhe mundësi në Shqipëri, vendin e ka sot në Tiranë, për t’i thënë lirisht e me zë të lartë ato që të gjithë i mendojnë dhe i flasin në komunitetet e tyre.
Çdo i ri dhe e re, që punën, arsimin, ekonominë, kushtet e jetesës i ka të pamjaftueshme, është koha të kërkojë me ngulm më shumë!
Shpopullimi dhe nënshtrimi nuk mund të jenë e ardhmja për Shqipërinë me rininë më të talentuar.
Vendi ynë sot mbahet peng nga një kryeministër dhe qeveri që synon pasurimin e një grushti njerëzish pa u kujdesur për vuajtjen ekonomike e sociale të shoqërisë.
Ndaj të gjithë sot në Protestë, 12.00, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Është koha që gjenerata e re, ta bëjë Tiranën zyrtare të kthehet me këmbë në tokë. Kush pajtohet me autokracinë, ka hequr dorë nga e drejta e tij për një jetë me dinjitet!

Salianji pjesë e protestës më 11 Shkurt: Jemi të bashkuar, të gjithë aty jemi të shtunën
Ervin Salianji i Partisë Demokratike renditet ndër anëtarët, që do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 11 Shkurt. Ai u shpreh se pavarësisht qëndrimeve brenda partisë, opozita është e bashkuar dhe do të jetë të shtunën në protestë. I pyetur nga Fevziu, se cila prej palëve është problematike, Salianji tha se nuk është ky problemi, pasi problemi qëndron te mënyra si gjendet zgjidhja mes tyre.
Ervin Salianji: Jemi në një situtë ku pavarësisht se çfarë qëndrimi kemi ne të 3, 30 apo 300, këtu ka vetëm një gjë, nuk i mungon asgjë opozitarizmit në pikëpamje të mbrojtjes së interesit publik, nuk i mungon edhe nga qëndrimet që pamë sot, edhe nga qëndrimet që mbajtën kolegët asnjë gjë në raport me aksionin politik, qoftë në parlament, qoftë në aksionin politik.
Te letra, te vota?
Çështjen e votës e zgjidh vota, do vijmë aty. Ne do jemi këtu, do vijnë kandidatët. Unë nuk pres që Edi Rama t’i japë zgjidhje. Ka një vit e gjysmë që e pengon Edi Rama këtë çështje nga ana gjyqësore.
Tre muaj, Shkurt, Mars, Prill. 90 ditë, ti hyn në zgjedhje.
Ervin Salianji: Politika dhe njerëzit ndryshojnë, lëvizin.
Salianji, a mund ta bëj pyetjen unë më drejtpërdrejt, të të fus edhe pak në siklet? Midis të dyja palëve kushështë më problematike që pengon në gjetjen e zgjidhjes?
Ervin Salianji: Këtu nuk është çështja se cila është problematike. Këtu është çështja si gjejmë zgjidhjen.
Si gjendet zgjidhja?
Ervin Salianji: Ja po jua them unë si gjendet zgjidhja. Ne flasim, detyrohemi të ulemi për shkak se kundërshtarin nuk e zgjedhim dot me përfaqësues të PS, tani unë nuk e bëj më këtë debat publik se ja ku jemi ne të 3, janë dhe 30 apo 50 të tjerë. Ja ta them unë se si. Nuk ka vullnet, sepse nëse do kishte vullnet, heqim retorikën se mund t’i hyj atyre argumenteve, vijmë e bëjmë një ditë tjetër një debat 3 orë, ulemi të gjithë me njëri-tjetrin në një tryezë ku janë që të gjithë përfaqësuesit dhe nuk dilet aty, heqim kamerat për protagonizma dhe mblidhemi në një mal po të doni, ku të doni, në një zonë ku s’ka dhe diskutojmë me njëri-tjetrin deri në gjendjen e një zgjidhjeje. Nëse i bihet rrotull unë po ju them që nuk ka sot asgjë në mungesën e opozitë. Këtu është e zgjidhur, situata është e zgjidhur.Teksa renditi arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës, Salianji konfirmoi sërish pjesëmarrjen. Ne jemi të bashkuar, jemi të shtunën. Të gjithë aty jemi të shtunën, ja ku u tha që të gjithë do jenë aty.
Korreshi: Deputetët në shesh me qytetarët, kam besim te bashkimi i PD për zgjedhjet e 14 Majit
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi bën të ditur se po bëhen diskutime mes dy grupimeve të demokratëve për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Korreshi shprehet i bindur se do të arrihet bashkëpunimi mes palëve për zgjedhjet lokale. Deputeti demokrat ka treguar se në protestën që do të zhvillohet nesër (11 Shkurt), do të jenë të pranishëm pjesa më e madhe e deputetëve demokratë sëbashku me qytetarët. Duhet protestuar çdo ditë, do jem patjetër në protestë. Pjesë më e madhe do jetë në shesh e deputetëve, bashkë me qytetarët. Kemi rritjen e çmimeve, rritjen e naftës. Dalin mijëra tonë naftë nga ky vend pa asnjë adresë. Dilet në protestë për ato bordet famëkeqe. Jemi për çdo shqiptar që lë Shqipërinë, që kalon me gomone drejt Anglisë. Ta quajmë për ato spitale që vuajnë dita ditës. Ky shtet nuk ka krijuar ato shkolla, bëhet vetëm si koshere bletësh për të vjedhur ato tenderat. Mungon cilësia e mësimdhënies, mungon ngrohja në shkolla. Si mund të mësojë ai fëmijë ku nuk ka tualete. Është një skenar makabër se çfarë po ndodh në Shqipëri. Një ministër që çështjen e korrupsionit e ka nisur që prej vitit 2000. S’kanë lënë gjë pa kapur nga ky sistem. Këtu ka pasiguri. Kam qenë në të gjitha protestat, përveçse atëherë kur u godit Berisha. Jo vetëm unë, por edhe kolegë të tjerë. Ne armikun kryesor nuk kemi Berishën, por Edi Ramën.

Strazimiri: Shqiptarët i besojnë Berishës, në shesh fillimi i një serie aktesh
Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD në një intervistë me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e 11 Shkurtit.
Strazimiri tha se “11 shkurti është fillimi i një serie aktesh vetëmbrojtej, që kjo shoqëri duhet të bëjë kundër kësaj qeverie”.
Është një protestë që është thirrje për vetëmbrojtje ndaj kësaj qeverie. Duhet të vetëmbrohemi. Duhet t’i japim fund kësaj maskarade që po ndodh prej 10 vitesh. 11 shkurti është fillimi i një serie aktesh vetëmbrojtje që kjo shoqëri duhet të bëjë kundër kësaj qeverie. Fillon nesër dhe nuk do të ndalet derisa kjo qeveri ta ndjejë veten të sigurtë kundër kësaj qeverie. Do të jetë në mënyrë të vazhdueshme derisa kjo shoqeri të ndihet e sigurtë. Ne nuk kemi zhvilluar protesta të dhunshme. Nuk është planifikuar asgjë e dhunshme.
“Unë prej bandës që është kthyer në parti shtet pres gjithçka. Thirrja ime është që për secilin që të jetë sot në shesh të mos provokohet. Shqiptarët i besojnë Berishës, mbështetje me votë e protestë”,- tha ai.





















