Kamioni përplaset me taksinë, radhë të gjata trafiku në “Astir”

51
Sigal

Një kamion është përplasur me një taksi mëngjesin e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirt në Tiranë.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.