Policia bllokon një pjesë e Tiranës-Durrës, nis sekustrimi i kamerave të sigurisë për të gjetur atentatorët e Ndojit

488
Sigal

Policia e Durrësit e ndihmuar nga struktura të tjera kanë nisur hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Sipas informacioneve mësohet se një pjesë e autostradës ka mbetur e bllokuar, pasi policia vendin ku u qëllua Ndoja e quan si skenë krimi.

Policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, aty ku ndodhi atentati. Po ashtu bëhet me dije se blutë e Durrësit kanë nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.