Tritan Shehu: Sot në Ditën e të Sëmurëve, një sistem shëndetësor në agoni!

93
Sigal

Sot ne Diten e te Semureve, nje sistem shendetesor ne agoni!
Nje sistem, qe nuk ka ne “epiqender e si motor zhvillimi pacientin”, qe nuk eshte ne funksion te tij:
1–Dita Nderkombetare e te Semureve e gjen Shqiperine me sistemin shendetesor me te varfer ne Kontinent, te “gerryer” nga PPP-te.
Me 2,1% e GDP nga buxheti, 0,8% nga kontributet direkte, ose konkretisht me reth 160 E per capitas ne vit, disa here kjo nen mezataren europiane.
Me nje sistem financimi te tij monopol, te centralizuar e bllokues te progresit.
2–Me nje nder sistemet shendetesore me antisociale ne bote, ku shpenzimet e tij prej 340 E per capitas, perballen ne mbi 50% nga pagesat direkte te qytetareve.
3–Kur dhe rimbursimi i medikamenteve te konsumuara eshte nen 50% te vleres, perkundrejt 85-90% te duhur. Importohen reth 220 ME medikamente e vlera e rimbursimit eshte 100 M E.
Ndersa siguria medikamentoze, katastrofe!
4–Me nje shendetesi publike, qe nuk u siguron qytetareve shume nga procedurat urgjente jetesore, duke ju thene keshtu “O paguaj o vdis”!
5–Me numrin e shtreterve reth 2,2 per 1000 banore, shume nen mezataren europiane.
6–Me nje kujdes paresor publik te centralizuar, te pa pajisur e jo te shpalosur.
7–Me numrin e mjekeve nen 1 per 1000 banore, disa here nen Europen e Rajonin.
8–Me rrogat per mjeket e personelin me te ultin ne Rajon, se me Europen jemi shume larg.
Me nje personnel shendetesor te diskriminuar e te pa mbrojtur.
Mjafton te kujtojme se gjate pandemise humben jeten 50 kolege, duke na renditur keshtu ne vendin e trete ne bote per kete.
9–Me nje sistem veshtiresisht te arritshem nga pacienti, larg tij, si pasoje e keq menaxhit dhe centralizimit te tej skajshem.
10–Sic pritej keto deformime dolen qartesisht ne pah gjate pandemise.
E cila u kushtoi shqiptareve reth 22 mije jete te humbura, duke na vendosur nder vendet e para ne bote.
Si dhe 190 Milion E te paguara nga “xhepi”, perballe nje rimbursimi prej vetem 300 mije E.
E gjithe kjo “katrahu” ra dhe bije mbi kurriz te qytetareve e te te semureve.
Prandaj duhet reflektuar e reaguar po sot, Diten e te Semureve, edhe ne Bulevard ne oren 12.00!