Sot, dita më e ftohtë e javës! Njihuni me temperaturat e ulëta dhe ngricat, akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

559
Sigal

Dita e sotme, 6 shkurti është konsideruar si dita më e ftohtë e javës. Sipas Meteoalb, territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga vranësira në pjesën e parë të ditës me reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Nga mesdita do të ketë një përmirësim gradual në këto zona. Temperaturat do të jenë të ulëta ku do të luhaten nga vlerat -9°C në 8°C, ndërsa era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 6 ballë.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të rinisë lundrimi në Portin e Durrësit, pas një pezullimi të përkohshëm.

Konkretisht, sipas njoftimit zyrtar, trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari dhe trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë. Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet.

Njoftimi nga APD

Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve për më shumë se 24 orë, për shkak të motit, situata po shkon drejt normalizimit. Lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin mbrëmjen e sotme. Konkretisht: Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari; Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari; do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet. Shpejtësia e erës po bie dhe kushtet detare janë në përmirësim – nënvizohet nga Qendra e Informacionit.

Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë. Ndërkaq, në Durrës situata ka qenë e qetë. Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë.

ARRSH ka njoftuar gjithashtu mbi gjendjen e aksese rrugore, pas reshjeve të dëborës.

Sipas njoftimit zyrtar, në rajonin verior akset Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë -Steblevë kalohet me zinxhirë. Nndërsa në Rajonin Qëndror nuk ka patur rreshje por në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirë prej ngricës. Në Rajonin Juglindor akset Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH

Informacion për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kombëtare. Rajoni Verior. Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë në të gjithë Rajonin.

Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash.

Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Rajoni Qëndror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica. Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë. Prezencë ngricash ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të erës së fortë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.