Rrëfimi i transgjinores Lola: Babi ka merak si më trajtojnë çunat

627
Sigal

E ftuar së fundmi në një  emisionin  ishte Lola, transgjinorja 25 vjeçare që ka pranuar hapur orientimin e saj seksual. Lola ka rrëfyer për herë të parë historinë e jetës së saj dhe ka ndarë këshillat që i jep babai i saj. Sipas saj djemtë shqiptarë flirtojnë me transgjinorët por kur ajo nuk u’a var, bëhen homofob.

“Pika e dobët e babit është “si të trajtojnë çunat” ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur. Nuk kam patur marrëdhenie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm.Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk i’a kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo.

Lola ka treguar edhe një moment delikat në jetën e saj: “Ka qenë një periudhë e shkurtër, një periudhë disa mujore dhe shumë domethënëse për mua pasi çdo njeri ka arritur të prekë fundin e tij dhe për mua ky ishte fundi im. Ishte periudha që unë lashë gjimnazin dhe në qytetin ku unë banoja u vura goxha në qendër të vëmendjes. Fillova të mos dilja, të izolohesha për arsye që nuk i përballoja dot. Kështu që fillova të gjeja strehë tek ndonjë gotë verë, tek ndonjë cigare”

Për fëmijërinë, Lola ka treguar se kurrë nuk është ndjerë djalë. “Një femër e burgosur brenda trupit të një mashkulli”, është shprehur 25-vjeçarja.