Sot dhe nesër Tirana pa drita, zonat e prekura

531
Sigal

Duke filluar nga sot, për dy ditë do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona në kryeqytet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) njofton të gjithë abonentët në Tiranë se shkak për këtë janë bërë punimet për rikonstruksionin e kabinave.

Sipas OSHEE-së, ky investim pritet të rrisë cilësinë e furnizimit me energji në qytetin e Tiranës.

5 gusht

09:00-15:00
rruga “Mahmut Xhelili” pranë Hipotekës, rruga “Ali Demi”, zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”, rruga “Mine Peza”, rruga e Durrësit pranë ish- Kafe “Flora”

6 gusht

09:00-15:00
Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”