Një i moshuar në Kinë shërohet nga koronavirusi dhe del nga spitali

489
Sigal

Një burrë 100 vjeçar në Kinë, është shëruar nga koronavirusi dhe ka dalë nga spitali, raporton agjensia kineze e lajmeve, Xinhua. Ai është personi më i moshuar që e ka mundur virusin Covid-19.

Burri i prekur nga koronavirusi, kishte edhe probleme të tjera shëndetësore si Alzhaimer, hipertension dhe probleme kardiake. Pas infektimit me koronavirus, ai u shtrua në spital më 24 Shkurt. Pasi mori disa trajtime nga doktorë të ushtrisë, 100 vjeçari u rikuperua dhe tashmë ka dalë nga spitali.

Covid-19 është një sëmundje, e cila paraqet rrezik veçanërisht për qytetarët më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Në Shqipëri, deri në këto momente janë konfirmuar dhjetë persona të infektuar me koronavirus, të cilët po marrin trajtim në spitalin Infektiv. Pacienti zero është një 28 vjeçar, që ka qëndruar në Firence të Italisë. Ai ka infektuar babain e tij.
Tre persona të tjerë të infektuar kanë lidhje me 28 vjeçarin dhe të atin, ndërsa personi tjetër i infektuar është një 31 vjeçar që ka udhëtuar drejt Milanos dhe ka qëndruar vetëm një ditë.

Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të shmangin turmat, tubimet dhe grumbullime dhe gjithashtu të aplikojnë higjenë personale, duke larë dhe dezinfektuar duart.

Qeveria ka vendosur mbylljen e institucionet arsimore për dy javë.