Skllave e “prostituta” në Gjermani, shkatërrohet rrjeti i trafikut të aziatikëve

120
Sigal

Policia gjermane thotë se ka shkatërruar një rrjet të gjerë trafikimi të qenieve njerëzore, duke çuar në pranga dhjetra persona.

Aksioni është ndërmarrë nga policia federale dhe sipas DW në të janë përfshirë rreth 700 forca të policisë, që kanë kontrollur 33 objekte njëkohësisht në Berlin, Hamburg, Vestfali, Saksoni. Pjesë e aksionit kanë qenë edhe autoritetet sllovake, që kanë ndërhyrë në Bratisllavë.

Sipas policisë federale, një shtetase vietnameze, një nga dy personat e akuzuar si organizatorë të skemës së trafikut, u arrestua në Berlin.

Një grua tjetër u ndalua në Bratislavë. Dyshohet se ato kanë kontrabanduar vietnamezë nga Sllovakia në Gjermani përmes kontenierëve kundrejt një shume deri në 21.000 euro për këtë. Sipas hetuesve, të prekurit janë detyruar t’i paguajnë këto para edhe përmes punës.

“Meqenëse njerëzit nuk mund t’i mblidhnin këto para menjëherë, janë detyruar të punojnë për pagat e kontrabandistëve,” tha një zëdhënës. “Veçanërisht grave u është dashur të punojnë në sallone thonjsh, studio masazhi dhe “shtëpi publike”.

Policia federale gjermane tha se hetimet vijojnë për të zbardhur mundësinë nëse ky rrjet mund të ketë pasur një shtrirje edhe më të gjerë.