Hajduti Ilir Beqja zëvendësohet nga sekretarja e Mirela Kumbaros dhe Elira Kokonës si Drejtor i Donacioneve të Huaja

30
Sigal

Se çfarë do bëjë drejtoresha e re Jona Suli me donacionet, mjafton të kujtojmë historikun e firmave të vjedhjeve që kanë bërë dy ish-shefet e saj në ministrinë e Kulturës dhe ministrinë e Turizmit, sidomos Elira Kokona si anëtarë në 7 borde qeverie, së fundi në Kadastër, te Aviacioni Civil dhe përfaqësuese e kryeministrit te bordi i kompanisë së përbashkët shtetërore të kullave me mafiozin Alabbar…

Pasi SPAK e mori hajdutin Ilir Beqja të pandehur, për aferën me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kryeministri Edi Rama e shkarkoi duke përdorur marifetin e dorëheqjes, kur dihet që hajdutët nuk heqin dorë kurrë nga vjedhja, veçse kur kapen e çohen në burg.

Por Babloku e zëvendësoi hajdutin Ilir Beqja, me Jona Sulin, ish-sekretaren e dy hajdutëve të mirënjohura të klanit kryeministror, konkretisht të ministres Mirela Kumbaro e të Elira Kokonës, Drejtoreshës Juridike të Kryeministrisë dhe zëvendëse e sekretarit të famshëm Engjëll Agaçi.

Ky emërim i radhës me gjoja konkurs, përforcon bindjen, se përveçse duhet të jesh i dënuar dhe i nënshtruar, kriteri kryesor për t’u bërë pjesë e stafit të Bablokut, është vetëm një: të jesh hajdut, ose të kesh përvoja si vartës shefash hajdutë, apo të rekomandohesh prej një qeveritari hajdut.

Ka dyshime, që drejtoresha e re e donacioneve Jona Suli ka ngjyer gishtin, por dhe ka përvojë si sekretar- seksere e besuar dhe gojë-kyçur e ministres me damkë në hajdutëri Mirela Kumbaro dhe e hajdutes tjetër Elira Kokona, ish-Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Madje sipas informacioneve, drejtoresha e re Jona Suli, është rekomanduar te Babloku nga vetë Ilir Beqja dhe nga dy “ujkonjat” e korrupsionit qeveritar Mirela Kumbaro e Elira Kokona, të cilat para 7 muajsh, ia ngecën Bledi Çuçit në Ministrinë e Brendshme.

Por Jona Suli është emëruar formalisht Drejtoreshë e Donacioneve në kryeministri, sepse drejtor “de facto” do vazhdojë të jetë hajduti Ilir Beqja; ndërsa ajo do miratojë, firmosë e vulosë çdo pazar, mashtrim, falsifikim e vjedhje milionash që do bëjë “usta” Beqja.

Por mjeshtërinë për të firmosur e kyçur gojën, Drejtoresha e re e Donacioneve Jona Suli, e ka marrë gjatë bashkëpunimit me Elira Kokonën, që e ka përdorur si seksere pazaresh edhe në 7 bordet qeveritare.

Konkretisht, në Bordin e Aviacionit Civil; të Kadastrës; të Agjencisë Shtetërore të OJF-ve; në Bordet e Etikës të AMA e AKEP; të Bordin e Universitetit të Arteve; përfaqësuese e Kryeministrisë në Bordin e kompanisë së përbashkët shtetërore “Marina Durrës” me mafiozin Alabbar dhe në gjyqet me bizneset, kur Elira Kokona ishte avokate e qeverisë, por shiste çështjet te privatët.