Presidenti Meta uron ekipin e Vllaznisë për fitoren e Kupës: Kupa e Shqipërisë u rikthye me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar

211
Sigal

Mbrëmjen e sotme u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 0-1. Pas kësaj arritje nuk kishte si të mungonte dhe një mesazh urues nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ është shprehur se Kupa e Shqipërisë u rikthye në djepin e futbollit shqiptar.

“Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!”,- u shpreh më tej Kreu i Shtetit pa harruar dhe performancën e bukur në lojë nga lojtarët e Skënderbeut.


Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!

Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!