Zef Preçi: Jetë në fjetore prej betoni

543
Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri Zef Preçi ka reaguar pas shqetësimit të shprehur nga deputeti socialist lidhur me gjendjen e ndërtimeve në Tiranë. “A mund të jetojnë njerëz në një qytet fjetore prej betoni, me përbindësha që mbijnë brenda natës?”, shtron pyetjen Preçi. Sipas tij, gjendja në qendër është edhe më e keqe se në zonën afër parkut të liqenit të denoncuar nga Braçe. Zef Preçi shprehet se betonizimi pa kriter i Tiranës po e bën qytetin përherë e më të pajetueshëm. “Respekt për deputetin Erjon Braçe, duke shpresuar se do të ketë vullnetin dhe fuqinë për të vënë në lëvizje institucionet shtetërore; për ta garantuar respektimin e normave të njohura urbane, duke frenuar kështu disi edhe vrullin e oligarkisë për pasurim në dëm të interesave komunitare…”, u shpreh Zef Preçi.
Sigal