Bora gati 1 metër, moti i keq ‘mbërthen’ Panaritin, rruga ende e bllokuar

Vijon puna pa ndërprerje për hapjen e plotë të rrugës në fshatin Panarit, në Korçë.

Sigal

Reshjet e fundit të dëborës kanë vështirësuar situatën, por strukturat përkatëse vazhdojnë punën në terren për pastrimin e borës dhe rikthimin e qarkullimit normal në zonë.

Autoritetet bëjnë apel që banorët dhe drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur deri në hapjen përfundimtare të rrugës.