Prof. Tritan Shehu: Humbjet e jetëve në Shqipëri janë 6 herë më të mëdha se sa është raportuar nga institucionet zyrtare

204
Sigal

Instituti amerikan i shëndetit, IHME nxjerr mashtrimet qeveritare për vdekjet nga Covid.

Ky institut deklaron se humbjet e jetëve në Shqipëri janë 6 herë më të mëdha se sa është raportuar nga institucionet zyrtare

Me një llogari të thjeshtë kur raportimi zyrtar është rreth 2400 vdekje kemi:

2450 X 6= 14700 janë humbjet e jetëve të vërteta.

Shifër tragjike dhe e frikshme kjo, si pasojë e keqmenaxhimit, pa përgjegjshmërisë dhe diskriminimit të thellë të shqiptarëve nga kjo Qeveri e Kryeministër.

Kjo shifër na vendos neve në majën e vendeve me humbje më të mëdha të jetëve në Glob.

Dhe askush nuk e di se si do të mbyllet ky vit, kur vazhdon e njëjta pa përgjegjshmëri e veçanërisht një vaksinim i vonuar, shumë më poshtë se nevojat e për më tepër me vaksina krejt të pa sigurta.

Sidoqoftë për tu bindur mjafton të lexoni tabelën e mëposhtme.