Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në rezervuar 23-vjeçari në Berat

163
Sigal

Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur, 23-vjeçari Llazar Palla, i zhdukur disa ditë më parë.

Ai u gjet nga polumbuarët e Reneas, pas kërkimit në vendin ku dhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.

Familjarët e të riut, kishin denoncuar në polici se i afërmi i tyre ishte zhdukur dhe dyshimet ishin se mund të ishte mbytur.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit, që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.