Presidenti Meta nderon mjekun Gerond Husi pas vdekjes me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”

188
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, mjekun e ndjerë Gerond Husi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkruan se emri i mjekut Hysi do të vazhdojë të jetë simboli i mjekut humanist të palodhur dhe të devotshëm, si dhe do të shërbejë për frymëzimin të rinjëve që do të ndjekin shembullin e tij.

“Me mirënjohje ndaj përkushtimit për profesionin fisnik të mjekut, duke u dalluar si një endokrinolog i shkëlqyer dhe i palodhur në shërbim të pacientëve, pedagog dhe shkencëtar i pasionuar i Universitetit të Mjekësisë, si dhe në vlerësim të humanizmit vetëmohues të dëshmuar në situatën tejet të vështirë të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar jetën e tij në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, çmova sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, mjekun e paharruar Gerond Husi.

Emri i tij do të vazhdojë të jetë simboli i mjekut humanist të palodhur dhe të devotshëm, frymëzim për gjeneratat e mjekëve më të rinj që të ndjekin shembullin e Tij”, shkruan Meta.

Meta nderon mjekun Gerond Husi pas vdekjes me dekoratën e lartë

Meta nderon mjekun Gerond Husi pas vdekjes me dekoratën e lartë