3.6 vite burg për Zyhdi Dajtin, kërkon Prokuroria

603
TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar tre vite e gjashtë muaj dënim për ish-kreun e INUK, Zyhdi Dajti.
Gjatë seancës ku i pranishëm ishte edhe vetë Zyhdi Dajti, 9 të pandehurit kanë kërkuar lënie kohe në dispozicion për mbrojtje.
Më herët, Gjykata e Tiranës kishte dhënë ndaj Dajtit masën “detyrim paraqitje”, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dajti u prezantua në tetor të 2013 si kreu i ri i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, por një pjesë e mirë e opinionit publik, e mban mend në ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011, ku gjatë protestës së partisë socialiste u vranë 4 persona.
Dajti ishte ndër ata persona që pas vrasjes së Ziver Veizit, bënte thirrje protestuesve për qetësi. Ai është bërë gjithashtu i njohur për disa prishje të bujshme në zonën e bregdetit, ku prishja me dinamit e pallatit ku jetonte edhe vjehrri i kreut të opozitës Basha ishte edhe më i bujshmi. 
Sigal