Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Qytetin e Nxënësve.
Policia bën me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.