Skandali i përgjimit, arrest shtëpie për dy efektivët e forcave operacionale

291
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtorin e forcave operacionale të Policisë së Shtetit, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Dy efektivët e forcave operacionale thanë para gjykatës se nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe nuk kanë bërë përgjime. Hetimet e nisura mbi dyshimet për përgjime të paligjshme të Policisë së Shtetit me një pajisje të sjellë nga misioni italian Inteforcë në Shqipëri, çuan para 3 ditësh në pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestimin e dy vartësve të tij. Menjëherë pas këtij vendimi, prokurorë të kryeqytetit zbarkuan në zyrat e Drejtorisë së Policisë, ku sekuestruan kompjutera dhe materiale shkresore.
Sigal