Zhupa: Rama ikën si sheikët në Francë, shqiptarët duhet të paguajnë për të parë kombëtaren në ekran

467
Partia Demokratike përmes një deklarate për media nënvizon se Rama në pak ditë ka shfaqur 3 tipare të sundimit prej oligarku. Sipas saj, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.
Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa
Në pak ditë, Edi Rama ka shfaqur tre tipare të sundimit prej oligarku. Nisi aferën e kullës dhe qendrës tregtare në mes të Tiranës, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore. Lë pas rrënojat mbi të cilat do të ngrihet një prej bizneseve më fitimprurëse në Tiranë, ku ai me klientin e tij bëhen pronarë të përjetshëm të 70 mijë metrave katrorë, dhe ikën për vete në Francë bashkë me ministra e deputetë për të ndjekur kombëtaren.
Ndërkohë si asnjëherë tjetër, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës. Nuk gjen dot një republikë sahariane ku sunduesit të kryejnë në pak ditë akte të tilla korruptive dhe kundër qytetarëve të tyre.
Por është Edi Rama që i bën paturpësisht. Asnjë transparencë për kontratën e stadiumit dhe si u zgjodh kompania fituese, shkel ligjin për trashëgiminë kulturore, u ndalon shqiptarëve të shohin kombëtaren në ekranin për të cilin paguajnë taksat, dhe sigurisht nuk tregon se ku i merr paratë për udhëtimin e qendrimin prej sheikësh në Francë, ai dhe hajdutët ministra që e rrethojnë. Eshtë në dorën e qytetarëve ta ndalin këtë sundim të korruptuar e kriminal, këtë oligarki që rend pas luksit e qejfit, ndërkohë që populli është në krizë, në skamje, në varfërinë më të madhe të 26 viteve.
Sigal