Shembja e banesës në Tiranë, banorët përplasen me policinë: Kemi letrat, Gjykata e Lartë është blerë!

591
Sigal

Një banesë në rrugën “Sami Frashëri” është kthyer në burim përplasjeje mes policisë dhe qytetarëve që banojnë aty. Banorët shprehen se pavarësisht se disponojnë çdo dokument të rregullt, në lidhje me banesën, Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen në favor të firmës së betonit, me të cilën janë në betejë prej 21 vitesh.

“Shtëpitë janë ndërtuar në vitin 1951. I kemi blerë në vitin 1993. E privatizuam si gjithë Shqipëria dhe ja ku janë certifikatat. Ja ku ke pagesat që kemi bërë te ALUIZMI. Ja ku kemi vërtetimin që kemi paguar. Ja ku kemi edhe VKM-në. . Pala kundërshtare është një firmë betoni. Ai e ka paguar, ai nuk i jep shpi, ai jep lekë. Ne jemi në proces gjyqësor që nga 97. I kemi thënë hajde ta ndërtojmë në kushte të tjera.

Ne kërkojmë që ta bëjmë ndërtimin me kriteret e zonës.Bëmë një akt marrëveshje në vitin 2018. Ne na ka rënë njëhall nuk dimë se ku do ta zgjidhim”, tha një nga banorët  teksa zbuloi edhe dokumentat që disponon.

Në vend të banesës do të ndërtohet një pallat, për të cilët banorët thjesht kërkojnë ndërtimin e brenda rregullave. Ata kërkojnë edhe ndihmën e kryeministrin Edi Rama, për çështjen në fjalë.