EMRI/ Po çonte prostitutë 17 vjeçaren në Greqi, arrestohet i riu në flagrancë

505
Sigal

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në flagrancë për trafikim të një të miture. Siç raporton policia bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Xhoni Qëndraj, i cili është edhe banues në Vlorë.

22 vjeçari kishte marrë shtetasen F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek. Ndërkaq ai në momentin e arrestimit ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Njoftimi i policisë

Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia. Arrestohet në flagrancë shtetasi: Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek. Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.