Shtohen sërish rastet me koronavirus, tre autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi

Tre ambulanca kanë transportuar sërish pacientë me COVID-19, pranë spitalit Infektiv.

Raportohet se në një prej ambulancave ishte një grua, rreth të 50-ve, në gjendje jo shumë të rënduar shëndetësore.

Sigal

Ndërkohë që më herët, mësohet se pranë spitalit COVID kanë mbërritur dhe dy autoambulanca të tjera, të cilat me shumë gjasa transportonin persona nga e njëjta familje.

Po ashtu në mëngjes, edhe dy persona të tjerë u dërguan tek Infektivi.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 186 raste, ndërsa 77 prej pacientëve ndodhen të shtruar tek Infektivi.