Shoferi në Tiranë humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësore

199
Sigal

Një automjet në Tiranë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat kanë përfunduar në spital.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në Unazë të Re ku shoferi E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me me bordurën e rrugës.

Më pas ai ka aksidentuar dy këmbësoret, H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.