Ambasadori italian në Shqipëri: S’mund të vazhdohet pa fund me konflikt politik, ulni tensionet

 

Manifestimet janë natyrale, demokracia ushqehet edhe përmes përballjes, por në respekt të rregullave dhe rrugë paqësore. Europa ju sheh, dhe tani është në durat tuaja integrimi. Ritmi i negociatatve varet nga ju dhe nga koha që ju duhet që i gjithë parlamenti dhe institucionet shqiptare të jenë në nivelin e standardeve europiane

Duke marrë shkas nga tensionet politike në Shqipëri, Ambasadori i Italisë, Fabrizzio Buçi, tenton ura komunikimi mes mazhorancës dhe opozitës. Në një pritje të organizuar prej tij me deputetë të grupit të miqësisë Italo-Shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë, në Rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, Buçi u bëri apel ligjvënësve të shohin përtej ndasive.

Sigal

“Siç ndodh gjithnjë disa muaj para zgjedhjeve këtu nisin fishekzjarrët. Këtu politika është e ngjashme me atë të Italisë, nuk mërzitesh asnjëherë, ka shumë aksion, ndoshta më shumë se çduhet. Shoh këtu deputetë nga familje të ndryshme politikë. Politika ju ndan, dhe kjo është mëse natyrale. Por, të qënit këtu sonte, tregon se ka gjëra më të rëndësishme që ju bashkojnë, siç është miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë.”- tha ai.

Diplomati italian iu kujtoi edhe se me çfarë duhet të merren politikanët në një vend që kërkon më shumë se angazhim

“S’mund të vijoni pa fund me tensione, konflike, deri në luftë civile në thonjëza, por duhet të vijë një moment ku të gjithë politikanët të bashkohen dhe të ndjekin të mirën e përgjithshme.”- vijoi ai.

Duke folur për protestat e opozitës, Buçi iu kujtoi të pranishmëve  Integrimin Europian, dhe prioritetet e politikës shqiptare.

” Manifestimet janë natyrale, demokracia ushqehet edhe përmes përballjes, por në respekt të rregullave dhe rrugëve paqësore. Europa ju sheh, dhe tani është në duart tuaja integrimi. Ritmi i negociatave varet nga ju dhe nga koha që ju duhet që i gjithë parlamenti dhe institucionet shqiptare të jenë në nivelin e standardeve europiane. Në të gjithë këtë proçes, në 30 vitet e shkuara, por dhe në 30 vitet e ardhshme, dhe në 300 vitet e ardhshme do të jemi gjithnjë, siç kemi qenë gjithnjë në krahun tuaj.”- u shpreh ai.