Aksident në aksin Rrëshen-Bukmirë/ Banorët e zonës në protestë para bashkisë: Rrezik jetë për banorët

95
Sigal

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin këtë pasditë në aksin Rrëshën-Bukmirë.

Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për ti pastruar një masiv inertesh kanë rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.

Paraditën e kësaj të enjteje banorët prostestuan para Bashkisë Mirditë duke kerkuar rindërtimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshem.

Aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë, u dëmtua plotësisht nga reshjet e shiut në datën 27 shtator, duke rrezikuar të izolojë më shumë se 6 mijë banorë të disa fshatrave. Banorët në protestë akuzuan kryetarin e Bashkisë së Mirëditës si fajtor për shkatërrimin e rrugës, pasi sipas tyre, bashkia mori në dorëzim veprën inxhinierike pa u kolauduar.

Ata gjithashtu thanë se qeveria dhe institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë sigurie për shmangien e situatave nga dimri

Image

Image

Image

Image

Image