Meta: Do mbështes kandidatin e PD për Tiranën! Të jetë figurë dinjitoze

90
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ deklaroi se në vendin tonë nuk ekziston shteti i së drejtës. Meta hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se Edi Rama është i komanduar nga ata të cilët është në borxh, krimi i organizuar dhe ‘tutorë’ ndërkombëtarë.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Ilir Meta tha se Partia e Lirisë ka synime ambicioze ndërsa shtoi se situata i imponon opozitës të dalë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje. Meta shtoi se do të mbështesë kandidatin e PD për Tiranën.

“Partia e Lirisë do të hyjë në zgjedhje në çdo rast, çfarëdo vendimi të marrë Edi Rama dhe çfarëdo vendimi të marrin partitë e tjera. Opozita ka shumë mundësi për të fituar por i duhet organizimi dhe impenjim për të vrarë frikën. I gatshëm 100% të mbështes një kandidaturë të PD për Tiranën, vetëm të jetë një kandidaturë përfaqësuese.-tha Meta.

Sa i përket akuzave që hidhen në drejtim të tij, Ilir Meta u shpreh se ka qenë transparent dhe nuk ka shkelur kurrë ligjin. Ish-Presidenti i vendit i bëri thirrje SPAK të punojë ndërsa shtoi se nuk ndalon dot asnjë njeri të futet në biznesin e ri ‘padi kundër Ilir Metës’.