Ilir Meta: Çdo ditë këtu, solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë dhe PD, do të marrë fund drejtësia me regjinë e Engjëll Agaçit

95
Sigal

Kryetari i PL, Ilir Meta, gjatë protestës përpara Kuvendit ka akuzuar qeverinë se ka kapur drejtësinë dhe ka masivizuar korrupsionin dhe vjedhjet. Meta u shpreh se janë pikërisht socialistët ata të cilët do t’i japin goditjen përfundimtare sistemit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.“Asgjësimi i demokracisë dhe i pluralizmit politik, – tha Meta, – është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj, ju përshëndes të gjithëve, që në orë të vështirë keni lënë punët tuaja për të treguar vendosmërinë tuaj për të mbrojtur familjet tuaja, vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë luftuar për këtë vend, për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përmendi traun, Doktori. E kanë qejf shumë traun, ata. Po e vënë traun kudo në të gjitha rrugët, autostradat. E vunë traun në Butrint. U bëj thirrje të gjithëve atyre që na dëgjojnë. Mos prisni të vënë traun dhe te dera e shtëpisë dhe t’ju marrin lekë edhe kur dilni edhe kur hyni. Ndaj kjo protestë shumë shpejt po i jep dhe do t’i japë rezultatet e saj të mrekullueshme.

Jam i bindur se në këtë mënyrë të vendosur, paqësore, evropiane dhe atdhetare shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të dëgjohet fjala e lirë, do të vendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Ramës dhe të Ëngjëll Agaçit, përgjegjësve kryesorë për të gjithë këtë korrupsion prej miliarda eurosh, nuk do të jetë më ajo drejtësi që burgos disa bedela me regji dhe ndërkohë vazhdon dhe paguan për inceratorët fantazmë të Edi Ramës. Nuk do të jetë më ajo drejtësi që burgos një 80-vjeçare nga Narta ndërkohë që ata plaçkitin ditën me diell portin e Durrësit, port kombëtar, ndërkohë që ata e çojnë kilometrin shumë herë më shtrenjtë se në BE, ndaj dhe pedagogët tanë i kanë rrogat sa gjysma e atyre në rajon. Prandak nuk ka lekë për ata që janë me aftësi të kufizuara, për ato nëna dhe prindër që rrisin fëmijë në kushte shumë të vështira prej dramave që ka pësuar familja shqiptare. Ndaj në statistikat e Britanisë së Madhe nuk shikoni që në krye të atyre që kalojnë La Manshin të ketë nga Mali i Zi, Maqedonia, por ka nga Shqipëria, Afganistani dhe Siria.