Ulja e buxhetit që qeveria do të shpenzojë për sportin në 2023 dhe për më tepër ndarja sipas sistemit të pikëzimit që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër që do shpërndahen në 17 federata të shumësportësit, ka nxitur reagime të forta. Mungesa e fondeve gjithashtu duket se shqetëson Gegën, pasi buxheti ka zbritur në 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër, një diferencë e madhe me 1.8 miliardë që ka qenë vitin e kaluar, dhe për më tepër është i shpërndarë në dy këste.“Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës, por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, shkruan Luiza Gega në rrjetet sociale.




















