Shmanget tragjedia në “Kthesën e Murrashit”, autobusi me pasagjerë del nga rruga në vendin ku një javë më parë vdiqën tre persona

149
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Librazhd, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në të njëjtën kthesë ku pak ditë më parë, një mjet përfundoi në lumin Shkumbin dhe humbën jetën 3 persona.

Ndërkohë autobusi me pasagjerë për fat të mirë ka dalë nga rruga duke shmangur rënien në greminë.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar nga aksidenti që ka shkaktuar tmerr e panik tek pasagjerët.