Nesër do të lexoni/ Pse Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë për pensionin e parakohshëm të ushtarakëve është i parregullt

558
Nga Kadri MUKA

Vendimi njësues nr.3 i datës 24 nëntor 2016 i Kolegjeve të Bashkuara i cili ndryshojë dhe njësojë praktikën gjyqësore të gjykata për për trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve për periudhën nga data 1 janar 1999 deri në datë 30 qershor 2009, rillogaritjen e këtij pensioni të përfituar deri në këtë datë dhe përfitimin e tij nga 1 korriku 2009 e në vazhdim , është një vendim në cenim të këtyre të drejtave me proces jo të rregullt ligjor.

1- Kushtetuta, ky dokument themeltari i shtetit e ndalon rreptësisht një gjë të tillë. 
Pika 1 e nenit 42 e këtij dokumenti sanksionon se, të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Pikërisht këtë që ndalon Kushtetuta kanë bërë Kolegjet e Bashkuara me vendimin nr.3, datë 24.11.2016. Të gjithë kategorive të ushtarakëve, atyre që e drejta u ka lindur dhe e kanë përfituar me statusin e ushtarakut të 3 korrikut 1991 dhe ligjin në zbatim të tij ligjin nr.8087/1996 i ndryshuar si dhe atyre që kjo e drejtë u ka lindur dhe e kanë përfituar me statusin e ushtarakut të 23 marsit 2004 nëpërmjet ligjit në e për zbatim të tij ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar dhe 10142/2009 i ndryshuar, masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga 50% e pagës mujore për 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar 2% për çdo vit tjetër mbi 12 e 15 vjet ua kufizon apo zvogëlon. Për periudhën nga 1 janari 1999 deri 30 qershor 2009 në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi dhe për nga 1 korriku 2009 në 1.5% e pagës mesatare neto referuese për vit shërbimi. 

2- Këtë kufizim dhe zvogëlim Kolegjet e Bashkuara e kanë realizuar bazuar në një proces të parregullt ligjor që nuk respekton parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencave përkatëse të tyre, parimin e hierarkisë juridike dhe atë të hierarkisë së burimit të së drejtës.
Në zbatim të pikës 2 të nenit 52 të Kushtetutës që sanksionon se, kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj, në respektim të pikës 2 shkronja “e” e nenit 81 të Kushtetutës e cila parashikon se, miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: e) ligji për statusin e funksionarëve publikë, miratojë ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj që përfshihet në listën….

Për më tepër në numrin e nesërm të gazetës “Telegraf”…
Sigal