Koronavirusi/ Mynyr Koni: Deri më 3 prill pezullohet mësimi në UT, do të zhvillohet online

412
Sigal

Rektori Mynyr Koni ka firmosur dy urdhra gjatë ditës së sotme dhe i pari ka të bëjë me ndërprerjen e procesit mësimor deri në 3 prill, një veprim në unitet me atë të Ministrisë së Arsimit për shkollat.

Por tashmë dhe Universiteti i Tiranës do zhvillojë mësim online.

Koni i ka kërkuar njësive kryesore që të testojnë platformat dhe deri më 27 mars të depozitojnë edhe mënyrën me të cilën do të zhvillojnë mësimin.