Kavajë, jan arestuarë dy persona me armë në makinë, njëri prej tyre kërkohej për vjedhje

526
Sigal

Udhëtonin me armë me
vetë, pranga dy personave. Burime nga policia e Kavajës bënë me dije se u
arrestuan Gëzim Bizhdilin, 34 vjeç dhe Hamid Skuqin, 36 vjeç, i shpallur në
kërkim për vjedhje.

Të njëjtat burime
theksuan, sot rreth orës 14:05, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës
në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të
Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, ku pas kontrollit fizik të
personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në
cilësinë e provës materiale:

një armë zjarri tip
pistole

një armë zjarri
automatike model 56


një armë të ftohtë, thikë


një palë pinca për prerje gardhi


Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim
policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së datës 30.12.2016, në banesën
e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti. Materialet proceduriale do
ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe
“Vjedhja”.