Gjykata Kushtetuese vendos sot për Presidentin/ Këshilltari i Metës tregon dokumentet: Ndërhyrje apo manipulim prove nga Kuvendi…

217
Sigal

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta ka folur sot për publikun, teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Ai solli disa dokumente dhe foli për ndërhyrje apo manipulim nga Kuvendi.

“Në seancën e orës 10 i kemi kërkuar GJK, kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove, të depozituar më 4 shkurt nga Kuvendi, ku i përcjell GJK disa prova të reja shtesë.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja që na u vunë në dispozicion po të njëjtën ditë, na rezultoi nga vetë praktika e dorëzuar nga Kuvendi, një ndërhyrje apo manipulim prove. I është parashtruar gjykatës dhe në përgjigje.
Urdhri që Kuvendi i depozitoi GjK mban datën 5.5.2021. Ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, urdhri mban datën 6.5.2021”