Sekuestrohen 3.5 ton lëndë narkotike, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

503
Sigal

Policia italiane në bashkepunim edhe me autoritetet shqiptare kanë arrestuar 37 persona, të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drōges.

Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar tre tonë e gjysmë drōgë, e llojit mārijuanë, hashash e kōkainë, e ndarë në shtatë milionë doza.

Sipas policisë italiane vlera në treg arrinte në 40 milionë euro. Operacioni është shtrirë në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Nuk ka të dhena rreth identitetit të personave të arrestuar mes të cilëve thuhet se ka edhe shqiptarë, ndërkohë që policia do të dalë në një konferencë për mediat më vonë.