Autoritetet shëndetësore amerikane: Vendosni më tepër se një maskë për mbrojtje më të mirë kundër virusit!

226
Sigal

Jo më larg se një vit më parë, shumë diskutime shpërthyen për efektin pozitiv të mbajtjes së maskës, si një barriere mbrojtëse kundër Covid-19.

Tani, jo vetëm që maskat janë vërtetuar që funksionojnë si pengesë kundër Sars-Cov-2, por një studim i ri i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC), ka treguar se mbajtja e dy maskave është edhe më efektive.

“Të mbash dy maska, sidomos, kur e para është maskë kirurgjikale dhe e dyta prej tekstili, bllokon me 92.5% mundësitë që një person i infektuar të përhapë spërklat e tij në ajër, duke parandaluar kështu kthimin e tij në një burim të rrezikshëm infeksioni”, raportohet në të dhënat e CDC-së.

Po ashtu, nëse nuk dikush që nuk është prekur nga virusi vendos dy maska, atëherë ai është i mbrojtur me 96.4% nga mundësia e infektimit.

Kjo është një shifër relativisht e lartë, krahasuar me 40% mbrojtje të ofruar nga mbajtja e një maske të vetme