Projekti i Universitetit të Sporteve do të kapë standardet e UEFA-s/ Hapen aplikimet për tender!

563
Sigal

Ambientet sportive të Universitetit të Sporteve të Tiranës do të rikonstruktohen brenda 4 vjeçarit të ardhshëm. Fusha e futbollit do të realizojë standardet e UEFA-s për nga dimensioni ndërsa pista e atletikës do të ketë parametrat e një piste olimpike.

Investimet do të kryhen në infrastrukturë, në  sistemin hidroteknik, sistemin elektrik etj. Në përfundim të rikonstruktimit, ambientet e UST-së do të kenë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, të verbrit etj.

Materialet dhe sistemet  do të jenë të pajisura me certifikata Europiane të sistemeve dhe deklarata komforditeti.

Për të realizuar këtë projekt, Universiteti i Sporteve ka hapur tenderin me një fond prej 2.000.000 lekësh (me TVSH). Afati i fundit për aplikime është më 16 maj 2019.