Saimir Kodra: Bëra analizën e antikorpeve dhe del që kam kaluar covid-19 që në janar (VIDEO)

482
Sigal

Pyetja e vazhdueshme është nëse mund ta kemi kaluar Covid-19 që në fillim të vitit. Ka pasur disa variante për gripin që qarkulloi në janar në vendin tonë. Zyrtarisht mohohet që ai të ketë qenë koronavirus, por analiza serologjike e anti-korpegve hedh dritë mbi këtë.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodrën thotë se e ka bërë këtë analizë dhe ka rezultuar që ai e ka kaluar virusin që në muajin janar.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrimë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, – tha Saimiri në “Stop”.