Bilanci i të prekurve në rritje, por si është gjendja në dy spitalet COVID. Ja sa pacientë janë në terapi intensive

426
Sigal

Ndërkohë që bilanci i të prekurve shënon rritje nga dita në ditë, vetëm sot me 29 raste të reja, në dy spitalet COVID në vend, vijon beteja për shërimin e pacientëve të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët katër pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë tetë pacientë të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion”– ka njoftuar ministria.