Shënohet viktima e 29-të nga koronavirusi në Kosovë, 63-vjeçarja e shtruar prej dhjetë ditësh

Ka ndërruar jetë edhe një paciente në Klinikën Infektive të Kosovës, e cila ishte e infektuar me COVID-19 prej dhjetë ditësh.

Viktima është një 63-vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga data 03.05.2020.

Sigal

Sipas njoftimit, pacientja kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK

Prishtinë, 12 maj 2020

Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.

Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.