Petro Olldashi, njëri nga pionerët e industrisë së naftës, një nga pak heronjtë e saj

247
Sigal

Pas një sëmundje të beftë, më 25 Gusht, në moshën 89 vjeçare, u nda nga jeta Petro Olldashi, një nga përfaqësuesit e atij brezi, që nga vendlindja, Sinja e Beratit, njohu drejtpërdrejt luftën Nacional Çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit nga pushtuesit, falë bindjeve të tij patriotike filloi rrugëtimin si pjesëtar i armatës së madhe të të rinjve për ndërtimin e vendit të shkatërruar. Që në moshën 15 vjeçare, u bë pjesë në punimet për tharjen e kënetës së Maliqit dhe pas disa muajsh, pjesëtar i brigadave të të rinjve për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Peqin.

Në vitin 1947, u bë pjesë e industrisë së naftës, duke filluar punë në ofiçinën e Patosit dhe pas disa muajsh si punëtor në një prej stacioneve të pompimit të ujit për sondat e shpimit. Ishte koha që në vend, pas lufte kishin mbetur sondat kanadeze të shpimit të përdorura nga italianët por edhe punëtorë italianë të mbajtur në punë nga qeveria shqiptare deri në riatdhesimin e tyre. Dukej se puna në sonda ishte më e kualifikuar ndaj në moshën 17 vjeçare, filloi të punojë në to. I vëmendshëm përfitoi mjaft nga përvoja e sondistëve italianë dhe shumë shpejt nga punëtor në sondë, u bë kryesondator dhe shumë shpejt edhe përgjegjës pusi. Mbasi mbaroi shërbimin ushtarak, kthehet në punë duke vazhduar si gjithmonë atë punë së cilës i a kishte marrë dorën. Me brigadën e tij, dhe me sondat e reja Bu-40, siguronte ritme të larta shpimi, duke thyer të gjitha rekordet e arritura në atë kohë por edhe cilësi të lartë në punë. Filloi të shpojë puse në zonën e Margëlliçit në Patos në Kuqar, Zharrëz etj, u bë shpejt një shpues pararojë, falë moshës së re dhe cilësive të tij të veçanta e të shumta si i vëmendshëm, organizator, i dëgjueshëm dhe bashkëpunues me punëtorët e brigadës. Për këto cilësi, drejtori i ndërmarrjes së shpimit Polikron Cane, e inkurajonte.

Ishte koha pas shpërthimit të pusit 542, kur Petrua me brigadën e tij të shpimit zbret në Marinëz duke vazhduar të mbajë rekordet më të larta në shpimin e puseve. Për këto rezultate, të shkëlqyera në vitin 1959, meritoi titullin “Hero i Punës Socialiste”, i njëjtë me titullin “Hero i Popullit”. Nuk numërohen puset që janë shpuar nga brigada e Petro Olldashit, në tërë luginën e Patosit e deri në Kallm-Verri e Bubullimë të Lushnjës.

Kishte përfunduar vetëm pesë klasë të shkollës shtatëvjeçare ndaj edhe duhej të arsimohej. Me vështirësi, në shkollë nate, përfundoi shtatëvjeçaren dhe në vitin 1960, filloi Teknikumin e naftës në Kuçovë, i cili për kategorinë e punëtorëve të naftës ishte vetëm 2 vjet. Atje duke qenë tepër i përkushtuar dhe punëtor përfundoi me rezultate të mira e u diplomua Teknik shpimi. Në ato vite, Petrua u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor, por edhe Kandidat i Komitetit Qëndror të Partisë. Ishte vetëm 30 vjeç, por ishte puna e tij dhe cilësitë e rralla që e ngritën në atë hierarki drejtimi.

Por në se atij i mjaftonte diploma e teknikut, për të drejtuesit e partisë bazuar në cilësitë e veçanta të tij, moshën e re, përkushtimin, kishin vendosur ta nxisnin për të arritur më tej. Hysni Kapo, i njohur me punën dhe rezultatet e tij, e thërret dhe e këshillon të vazhdojë edhe shkollën e lartë dhe në vitin 1962 Petrua fillon Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Për shkak se tani ishte edhe një familjar, atij i u dha edhe një pagë mujore. Natyrisht, me shumë vështirësi dhe i ndihmuar mjaft nga shokët e tij studentë të cilët e donin dhe e respektonin për cilësitë e tij të veçanta, i tejkaloi tërë vështirësitë dhe u diplomua me vlerësimin maksimal si Inxhinier shpimi.

Pas shkollës së Lartë, u emërua Kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Shpim-Shfrytëzimit në Patos. Në vitin 1972, emërohet Sekretar i parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Beratit, ku drejtoi deri në vitin 1975. Në këtë periudhë, kalon përsëri në specialitetiine vet, si Drejtor i Ndërmarrjes së Shpim Kërkimit nr.1 në Kuçovë ku ka drejtuar me sukses brigadat e shpimit të shumë puseve në vendburimin e ri të Cakranit dhe shpimin në shumë zona të tjera të vendit. Në vitin 1980, emërohet Drejtor i Teknikumit të Naftës në Kuçovë, ku u thirr për të dhënë gjithë përvojën e tij në formimin e kuadrove të reja të naftës dhe të gazit. Nga viti 1991, deri dje, më 25 Gusht ai ka banuar në Berat me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzat.

Petro Olldashi, me jetën e tij është një nga shëmbujt më domethënës për të rinjtë dhe në përgjithësi për të treguar se ku mund të arrish me vullnet dhe përkushtim, duke dashur punën sado e vështirë të jetë, duke dashur bashkëpunëtorët, duke qenë i sinqertë dhe i ndershëm. Këta njerëz, i favorizon edhe natyra. I pa harrruar do të jetë figura e Petro Olldashit, heroit naftëtar, të ndershëm, punëtor dhe i dashur si ai.

Prof. Dr. Gjergji Foto, Prof. Dr. Jorgji Hanxhari, Inxh. Viron Cane, Inxh. Tajar Hysi, Vladimir Duraj, Simon Vrusho

Tiranë, 26 Gusht 2020.

Burimi: https://www.facebook.com/groups/beratclub/permalink/4338038349572115/

Jeteshkrim

  1. Petro Trushi OLLDASHI

______________________________________________________________________________________

 

TE DHENA PERSONALE

Vendlindja: Sinje, Berat

Mosha 89 vjec: 1931 – 2020

Gjendja familjare: bashkeshortja Evgjeni; Prinder i kater vajzave

Adresa: Lagje “22 Tetori”, Pallati Nr. 78, Berat

 

PERVOJE PUNE E PROFESIONALE

 

Shkolla e Mesme Teknike e Naftes                                                                                                             Kucove

Drejtor e Pedagog (1984 – 1991)

Drejtova aktivitetin administrativ-pedagogjik te shkolles, jepja leksione, pergatisja tekste mesimore-profesionale, kontribova me kerkimin shkencor ne ndihme te industrise se naftes.

 

Ndermarrja e Shpim-Kerkimeve per Nafte e Gaz                                                                                   Kucove

Drejtues (1981 – 1984)

Organizova e drejtova aktivitetin per kerkim-shpim-zbulim te naftes e gazit, udhehoqa punen studimore-zbatuese te shpimeve me teknologji te re te perparuar, evitimin e mbylljen e fontanave.

 

Drejtoria e Pergjithshme e Shpim-Kerkimit dhe Gjeologjise per Nafte e Gaz                                 Kucove

Drejtues (1975 – 1980)

Drejtova e organizova ne nivel kombetar procesin teresor te studimit, projektimit e shpimit ne kerkim te vend-burimeve te reja te nafte-gazit, duke rritur ndjeshem prodhimin dhe ulur koston.

 

Institucione Shteterore Vendore                                                                                                                       Berat

Funksionar i Larte Drejtues (1969 – 1975)

Drejtova institucionet shteterore vendore, duke kontribuar ne planifikimin dhe zhvillimin e sektoreve te ekonomise dhe industrise per nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve te punes.

 

Ndermarrja e Shpim-Shfrytezimit te Naftes e Gazit                                                                                     Patos

Kryeinxhinier (1967 – 1968)

Pergatita e drejtova procesin tekniko-shkencor te shpim-kerkimeve, kontribova ne zbatimin e metodave te reja te perparuara, duke permiresuar ndjeshem te gjithe treguesit teknik-ekonomike.

 

Fakulteti i Gjeologjise, Universiteti i Tiranes                                                                                             Tirane

Student (1963 – 1967)

Ndoqa studimet universitare ne specialitetin Shpim-Nxjerrje Nafte, dhe ne perfundim te studimeve me 1967 u diplomova me titullin “Inxhinier”.

 

Ndermarrja e Naftes, Dega Shpim-Kerkimit per Nafte e Gaz                                                                    Patos

Mjeshter Shpim-Kerkimi (1950 – 1962)

Drejtova e organizova, mbi pervojen e perparuar dhe menyre novatore, procesin e shpimit te 45 puseve te shfrytezimit, prej shumices se te cileve jane nxjerre mijera tone nafte e meter kub gaz.

 

Punetor e Kryesondator (1947 – 1950)

Pas nje periudhe disa mujore angazhimi si punetor, une arrita, fale punes e perpjekjeve te mia, te kualifikohem ne profesionin e drejtimit te sondave me titullin kryesondator per nafte-gaz.

 

ARSIMI

 

Fakulteti i Gjeologjise, Universiteti i Tiranes                                                                                             Tirane

Titulli “Inxhinier” – Specialiteti Shpim-Nxjerrje Nafte – 1967

 

Shkolla e Mesme Teknike e Naftes                                                                                                             Kucove Diplome PjekurieProfesionale – 1954

 

VLERESIME DHE ARRITJE PROFESIONALE

 

Titulli Hero i Punes, me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Nr. 2950, date 16 korrik 1959

Titulli Naftetar i Zgjedhur, me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Nr. 8243, date 06 shkurt 1959

Titulli Naftetar i Dalluar, me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Nr. 1845, date 03 prill 1954

Urdheri i Punes i Klasit te Pare, me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Nr. 112, date 29 prill 1952

Mjeshter i shpejtesise dhe rendimenteve te larta ne shpim-kerkime

Vleresimi “Shembullor nder gjithe punonjesit e naftes,” dhene nga Kombinati i Naftes, Kucove

Zbatues per here te pare i metodes se shpimit me turbine

Realizues per here te pare i shpimit me teknologjine e re te gjeresise e zhvendosjes azimutale ne pusin 543 Marinez

Iniciator i debatit shkencor qe hapi udhe per shpimin e pusit C-12 qe solli zbulimin e vend-burimit me rezerva te pasura nafte ne zonen e Cakranit

Kontribues ne zbulimin e vend-burimit te pare gelqeror ne zonen e Visokes

Iniciator dhe zbatues i procesit te thjeshtesimit te konstruksioneve te puseve, duke ulur koston

Drejtues i operacionit teknik qe shmangu shperthimin e fontanes se hapet ne pusin Ma-528, si dhe udheheqes i shtabit inxhiniero-teknik per mbylljen e fontanes gazo-kondesat te pusit C-12, duke i kursyer miliona leke ekonomise kombetare

Kontribues kryesor ne permiresimet teknologjike qe sollen rritje te konsiderueshme te prodhimit kombetar te naftes e gazit

Brigade e kultures se larte

Brigade shkolle

Fitues si kryesondator ne konkurrimin prestigjioz me brigadat e specialisteve te huaj, 1960

 

ANGAZHIME SHOQERORE-POLITIKE

Veprimtar aktual ne Komitetin e Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, Berat

Deputet i Beratit ne Kuvendin Popullor, i zgjedhur per tre mandate popullore rradhazi (12 vjet)

Vullnetar ne aksionin per ndertimin e hekurudhes se pare Durres-Peqin, 1947

Vullnetar ne projektin per bonifikimin e Kenetes se Maliqit, Korce, 1946

Veteran i Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare

 

ARRITJE INTELEKTUALE

Njohje te gjuhes ruse.

Punime studimore-shkencore mbi teknikat e teknologjite e reja moderne ne procesin e shpim-kerkimit te nafte-gazit.