29 pacientë mposhtin koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit

439
Sigal

Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Gjithashtu Dr. Rovena Daja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 29 pacientë, një lajm i mirë ky për vendin tonë. Në këtë mënyrë numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 385.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385. Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”, sqaroi Dr. Rovena Daja.