Gjykata e Lartë Shqiptare do të vendosë për kërkesën e gazetarit investigativ Elton Qyno të cilit i janë sekuestruar pajisjet nga SPAK.Organizata ‘Reporterët pa kufij’ (RSF) i bën thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetit e burimeve të gazetarit Elton Qyno dhe të dërgojë një sinjal inkurajues për të gjithë gazetarët e medias në Shqipëri.
Pjesë nga deklarata e Reporterët pa Kufij:
RSF i bën thirrje Gjykatës së Lartë të mbrojë me vendosmëri konfidencialitetin e burimeve gazetareske në rastin e Elton Qyno.Sekuestrimi i vazhdueshëm i pajisjeve të një gazetari investigativ nga prokuroria paraqet një rrezik serioz për shkeljen e konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe të gjithë profesionistët e medias në Shqipëri.Gazetari i kanalit Ora News, i cili mbulon korrupsionin dhe krimin e organizuar, konteston ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke argumentuar se kjo është shkelje e konfidencialitetit të burimeve gazetareske.Ndërsa ne respektojmë parimin e fshehtësisë së hetimit, konfidencialiteti i burimeve gazetareske është parësor për lirinë e shtypit dhe rrjedhimisht për demokracinë.