Policia e Dibrës godet 13 raste të ndërtimeve të paligjshme, nën hetim 13 persona

192
Sigal

Policia e Dibrës ka goditur 13 raste të ndërtimeve të paligjshme, duke proceduar penalisht 13 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.