Presidenti Bajram Begaj: Gjuha Amtare pjesë e identitetit tonë kombëtar, që duhet ruajtur, pasurar dhe përcjellur ndër breza

22
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera. Përmes një reagimi kreu i shtetit ndau vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj. Presidenti i Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar. “Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”,- tha në mesazhin e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë.