Paralajmërimi i Berishës/ Beteja do shkojë në përplasje të fuqishme. Mosbindja Civile do përmbysë regjimin ose do shuhet opozita

406
Sigal

Paralajmërimi i Berishës: Beteja do të shkojë në përplasje të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se beteja e opozitës do të shkojë në përplasje të fuqishme sepse mjetet e tjera opozita i ka ezauruar të gjitha. Berisha: Kjo është një betejë që pa diskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje veç një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera. Është konsumuar, sepse ka pasur një marrëveshje të 2017-s, e cila në vend që t’i jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjedhjeve i dha dosjen 339 dhe 182. Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj. Kjo besoj se jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor.