Itali/ Habiten karabinierët: Dy shqiptarë kapen me armë të Luftës së Parë Botërore

520
Sigal

Futja fshehurazi e armëve në Itali ka çuar në pranga dy shqiptarë. Njeri, 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino, të me precedentë penalë, u ndaluan kur po udhëtonin me një “Golf”, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në Ulignano.

Në një kërkim të shpejtë, një dozë kokainë u gjet në xhepin e 33-vjeçarit, ç’ka bëri që karabinierët t’u marrin makinën dhe ta çojnë në kazermë për një kontroll të plotë, me dyshimin se në të kishte drogë të fshehur.

Mirëpo, pas çmontimit të makinës, karabinierët u habitën: Në një ndarje të vogël prapa stereos, u gjet një pistoletë gjermane  e Luftës së Parë Botërore, një Mauzer gjysëmautomatik vdekjeprurës model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator,në gjendje të përsosur, plotësisht funksionale dhe e gatshme për të hapur zjarr.

Dy shqiptarët u vunë në pranga dhe tani u duhet të shpjegojë pse mbanin armë të tillë.