Vlorë/ Përndoqi dhe preu me thikë adoleshentin, arrestohet 33-vjeçari

524
Sigal

Ditën e sotme Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky i fundit kishte përndjekur dhe dëmtuar me thikë një adoleshent.

Policia njoftoi se më datë 06.05.2019 shtetasi M.S nëpërmjet përndjekjes ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin S.B, 17 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Përndjekia” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.