“Call-centerat”/ Hetimet gjermane ja si Amant Josifi shpërndau ‘ushtrinë’ deri në Gjeorgji, dhe milionat e llogarive bankare

20

 “U sekuestruan llogari bankare me shuma marramendëse”. Ish-këshilltari i ministres së Xhaçka, aktualisht jeton në Dubai dhe përpiqet të shpëtojë nga ekstradimi në Spanjë.

Sigal


‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, dosjen gjermane të mashtrimit me call center, ku i përfshirë del të jetë kompania e drejtuar nga gjeorgjiani me pasaportë izraelite Mikheil Biniashvili i njohur edhe me pseudonimin Mishka dhe Amant Josifi, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ish-ortaku në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Nga ky mashtrim rezulton se janë zhvatur miliona euro nga llogaritë e mijëra qytetarëve në Evropë.
Ai është sot një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, personi që krijoi një perandori financiare nëpërmjet mashtrimit. Ai arriti të zhvasë të ardhurat e mijëra qytetarëve në Evropë, duke shfrytëzuar gjenialitetin dhe bashkëpunimin e tij të pashembullt. Amant Josifi është një nga ata persona që studiohen për fenomenin e mashtrimit në call centera dhe qendra telefonike, një problem i përhapur edhe në Shqipëri.
Ish-këshilltari i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe ish-ortaku në biznes i vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, aktualisht jeton në Dubai dhe përpiqet të shpëtojë nga ekstradimi në Spanjë. Në periudhën midis 2015-2022, bashkë me ortakun e tij, Mikheil Biniashvili, i njohur si Mishka, ata ndërtuan një platformë kibernetike për mashtrim, duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve të Evropës për të përvetësuar llogaritë e tyre.
Amant Josifi dhe Mikheil Biniashvili krijuan jo vetëm një skemë të gjerë mashtrimi ndërkombëtar, por edhe e shpërndanë në disa vende të Evropës, duke filluar nga Ballkani Perëndimor deri në Kaukaz. Në hetime të institucioneve ligjzbatuese gjermane janë përfshirë edhe personat e tjerë, përfshirë programuesit kompjuterikë, të cilët ishin në dijeni të këtij mashtrimi. Autoritetet gjermane po hetojnë me seriozitet pas sinjalizimeve dhe denoncimeve të pranuara nga qytetarë të ndryshëm, të cilët u shfrytëzuan dhe u dëmtuan nga këto Call Center deri në pikën që lanë të gjithë pasurinë e tyre aty.