Zgjedhjet në universitete më 30 korrik/ Mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit të kandidatëve

368
Sigal

U mbyll sot në orën 16:00 afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete. Në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani, të cilët shpallën kandidaturën pasi Ministria e Arsimit dhe Sporteve përcaktoi 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Por ndërsa kjo datë u kundërshtua nga shumë akademikë, duke u nisur nga situata e krijuar me përhapjen e pandemisë, duket se qeveria nuk i ka marrë parasysh. Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ, ndërkohë që Senati i UT-së është shprehur se këta të fundit duhet të ushtrojnë mandatin deri në përfundim të zgjedhjeve.